Medin Halilovic
30 Shtator 2015•Përditësim: 30 Shtator 2015
BEOGRAD (AA) - Nga zjarri që shpërtheu sot në mëngjes në fabrikën e barutit "Milan Blagojeviç" në Luçan afër Çaçakut, janë plagosur katër punëtorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi se këtë mëngjes rreth orës 09:00 ka ardhur deri tek një zjarr në objektin për prodhimin e barutit.
Me këtë rast, janë plagosur katër punëtorë. Tre punëtorë janë me plagë më të lehta, ndërsa njëri me plagë më të rënda. Punëtorët e plagosur pësuan djegie dhe janë dërguar për përkujdesje në Qendrën Mjekësore në Çaçak.
Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është formuar komisioni për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.