Aldijana Hadzic
12 Qershor 2020•Përditësim: 12 Qershor 2020
Në Bosnjë e Hercegovinë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) arrin në 2.893 ndërsa janë kryer 75.151 teste, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 163 persona ndërsa 2.119 persona janë shëruar deri më tani.
Në entitetin e Republikës Sërpska numri i rasteve me koronavirus arrin në 1.607 persona ndërsa janë kryer 31.473 teste. Si pasojë e infektimit kanë vdekur 118 persona ndërsa 1.123 persona janë shëruar.
Në entitetin e Federatës së BeH-së janë konfirmuar 1.266 raste ndërsa janë kryer 42.822 teste. Nga COVID-19 kanë vdekur 41 persona ndërsa 980 janë shëruar.
Në distriktin Bërçko janë shënuar 20 raste me COVID-19 ndërsa janë kryer 876 teste. Nga pandemia kanë vdekur 4 persona, ndërsa 16 janë shëruar.