Fatih Hafız Mehmet,Büşra Nur Bilgiç
19 Nëntor 2019•Përditësim: 20 Nëntor 2019
Partitë më të mëdha boshnjake, serbe dhe kroate janë pajtuar të formojnë qeverinë e re në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), raporton Anadolu Agency (AA).
BeH ishte pa qeveri që nga tetori i vitit të kaluar, kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme.
Presidenca tre-palëshe e vendit, e cila përbëhet nga anëtarë boshnjakë, serbë dhe kroatë, i dha mandatin për të formuar qeverinë e re Zoran Tegeltijas nga partia serbe Aleanca e Demokratëve të Pavarur Social (SNSD).
Anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial, Shefik Xhaferoviç, në një konferencë për media tha se në këtë vendim nuk ka fitues apo humbës.
“Fituese është Bosnjë e Hercegovina dhe populli i saj”, tha Xhaferoviç.
Sipas marrëveshjes së rënë dakord, qeveria do të formohet nga partia serbe SNSD, partia boshnjake Veprimi Demokratik (SDA) dhe partia kroate Unioni Demokratik Kroat (HDZ).
Turqia po ashtu ka mirëpritur marrëveshjen në një njoftim nga Ministria turke e Punëve të Jashtme.
“Ne e mirëpresim atë që në takimin e mbajtur sot nga Këshilli Presidencial i Bosnjë e Hercegovinës u arrit një marrëveshje që i hap rrugë krijimit të qeverisë në nivel shtetëror në vend”, tha ministria turke.