Bojana Stojanovic
06 Qershor 2019•Përditësim: 06 Qershor 2019
Policia në Beograd ka arrestuar një shtetas 17 vjeçar të Afganistanit, i cili dyshohet për vrasjen e një bashkëkombasi të tij në një incident i cili ndodhi sot në qendër të Beogradit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, i arrestuari dyshohet se bashkë me një 17 vjeçar tjetër në qendër të Beogradit ka sulmuar me thikë një të ri në të njëzetat e tij, i cili ndërroi jëtë në vendin e ngjarjes.
I dyshuari është dërguar te gjykatësi për të mitur ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit të dytë, i cili ndodhet në arrati.