Bakir Tiro
13 Dhjetor 2022•Përditësim: 14 Dhjetor 2022
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar rekomandimin për statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrat përgjegjës për çështjet evropiane, në takimin që po zhvillohet, miratuan konkluzione ku thuhet "që rekomandohet që Bosnje e Hercegovinës t'i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian".
Kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duhet ta konfirmojnë këtë vendim në një takim të planifikuar për të enjten, 15 dhjetor 2022.
Bosnje e Hercegovina aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2016.