Admir Fazlagikj
04 Tetor 2020•Përditësim: 04 Tetor 2020
Sot në mëngjes në Shkup filloi edicioni i 16-të i "Wizz Air Maratona e Shkupit 2020", me më shumë se 1.500 pjesëmarrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sot në mëngjes në Shkup filloi edicioni i 16-të i "Wizz Air Maratona e Shkupit 2020", me më shumë se 1.500 pjesëmarrës. Për shkak të protokollit special për COVID-19 për këtë garë, fillimi dhe përfundimi janë zhvendosur në qendrën sportive "Boris Trajkovski". Programi përfshin tri gara, maratonë, gjysmëmaratonë dhe maratonë stafetë "Për ty BE". ( Umeys Sulejman - Anadolu Agency )
Për shkak të protokollit special për COVID-19 për këtë garë, fillimi dhe përfundimi janë zhvendosur në qendrën sportive "Boris Trajkovski". Programi përfshin tri gara, maratonë, gjysmëmaratonë dhe maratonë stafetë "Për ty BE".
Drejtori i garës Kire Sinadinovski, paraprakisht, në njoftimin për maratonën tha se do të ketë garues cilësorë në këtë edicion të 16-të të maratonës, por që për shkak të pandemisë, hyrjet në vendet janë të kufizuara dhe këtë vit nuk do të ketë garues nga Afrika.
Gjithashtu, për shkak të COVID-19, këtë vit numri i pjesëmarrësve është zvogëluar në krahasim me vitet e kaluara, ka një audiencë më të vogël, por edhe aktivitete të tjera në rrugët e Shkupit.
Maratona e Shkupit ishte planifikuar fillimisht për 10 maj të këtij viti, por për shkak të situatës me koronavirusin, ajo u shty për më 4 tetor.
Për shkak të maratonës, regjimi i trafikut në Shkup është ndryshuar.