Andjelija Stojkovic
22 Shtator 2020•Përditësim: 22 Shtator 2020
Sot në Beograd u hap zyra e Korporatës Ndërkombëtare Financiare për Zhvillim (DFC), raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç dhe drejtori ekzekutiv i DFC-së, Adam Boler, nënshkruan deklaratën e përbashkët dhe në mënyrë virtuale hapën zyrën e DFC-së.
Gjatë një video mesazhi ambasadori i SHBA-së në Serbi, Entoni Godfri, hapi dyert e zyrës duke theksuar: "Jemi të gatshëm për punë".