Agim Sulaj
16 Mars 2022•Përditësim: 16 Mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 1 person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.127, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 51 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 226.968.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.028 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.782.836 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 49 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 223.207, ndërsa numri i rasteve aktive është 634.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.408 doza të vaksinës. Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.