Agim Sulaj
01 Prill 2021•Përditësim: 02 Prill 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se 12 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.884, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 975 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, numri i tyre ka shkuar në gjithsej 91.405 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 5.010 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 430.860 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 893 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 75.647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.874.