Agim Sulaj
24 Gusht 2021•Përditësim: 25 Gusht 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 13 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.356, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1.901 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 132.277.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 10.848 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 900.028 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 433 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 107.999 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 21.922.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës. Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.