Agim Sulaj
22 Prill 2022•Përditësim: 25 Prill 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave mbetet 3.138, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 227.935.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 736 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.818.123 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 10 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.359, ndërsa numri i rasteve aktive është 438.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 163 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.155 doza të vaksinës. Deri më sot 821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.