Agim Sulaj
25 Gusht 2021•Përditësim: 26 Gusht 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.370, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 2.541 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 134.818.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 12.618 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë 912.646 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 604 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 108.603 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 23.845.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.