Agim Sulaj
26 Nëntor 2021•Përditësim: 29 Nëntor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.983, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.066.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.263 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë 1.309.968 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 5 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.748 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 335.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës. Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.