Agim Sulaj
13 Prill 2022•Përditësim: 14 Prill 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave mbetet 3.138, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 23 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 227.789.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 880 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.809.911 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 18 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 224.142, ndërsa numri i rasteve aktive është 509.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës. Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.