Agim Sulaj
25 Shkurt 2022•Përditësim: 28 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 3 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.111, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 140 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 225.993.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.060 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.758.767 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 370 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 220.119, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.763.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 836 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.811.481 doza të vaksinës. Deri më sot 815.155 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.