Agim Sulaj
27 Shtator 2021•Përditësim: 27 Shtator 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.939, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 23 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.893.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.442 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.187.970 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 591 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 153.349 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.605.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.