Agim Sulaj
20 Shtator 2022•Përditësim: 20 Shtator 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.199, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 4 persona janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.005.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 107 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.975.260 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 4 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.739 ndërsa numri i rasteve aktive është 67.
Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 37 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.001 doza të vaksinës. Deri më sot 824.648 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.