Vesna Besic
20 Shtator 2022•Përditësim: 20 Shtator 2022
19 vjet më parë u hap zyrtarisht Qendra Përkujtimore të Srebrenicës - Potoçari si një dëshmi e përhershme dhe përkujtimi për viktimat e gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995 në atë zonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e sotme të vitit 2003 u bë hapja e Qendrës Përkujtimore Potoçari nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton. Në Qendrën Përkujtimore Potoçari janë varrosur mijëra viktima të gjenocidit të korrikut 1995 të kryer nga ushtria, policia dhe formacionet paraushtarake të entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Serbia.
Varrimi i parë kolektiv në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit u mbajt më 31 mars 2003 dhe më pas u varrosën 600 personat e parë të identifikuar. Në të njëjtin vit, më 11 korrik, u bë një varrim tjetër dhe më 20 shtator, varrimi i tretë i gjatë po të njëjtit vit, kur edhe u hap zyrtarisht qendra nga Bill Clinton, ish-presidenti i SHBA-së.
Viktimat janë nga komuna të ndryshme, ndërsa shumica e tyre janë nga zonat e Srebrenicës, Bratunacit, Vlasenicës, Zvornikut dhe Miliqit.
Qendra Përkujtimore e Srebrenicës - Potoçari është një institucion unik që kujdeset për përkujtimin e gjenocidit të korrikut 1995 në Srebrenicë, por edhe me përkujtimin e operacioneve të luftës që nga fillimi deri në fund të luftës, si dhe duke tërhequr vëmendjen për krimet që kanë ndodhur edhe në komunat e tjera në BeH.
Në Qendrën Përkujtimore në Potoçari janë varrosur 6721 viktima të gjenocidit dhe vazhdojnë përpjekjet e kërkimit të më shumë se 1.000 banorëve të tjerë të vrarë të Podrinjës.
Qendra Përkujtimore përbëhet nga dy komponentë, i pari prej të cilëve është varreza ku janë varrosur eshtrat e viktimave të gjenocidit.
Procesi i identifikimit dhe varrosjes së viktimave vazhdon çdo vit. Muri Përkujtimor, në të cilin janë gdhendur emrat e 8.372 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, ndodhet brenda varrezave.
Komponenti i dytë i Qendrës Përkujtimore ndodhet në ish-Fabrikën e Baterive, e cila shërbente si bazë e batalionit holandez të OKB-së përpara gjenocidit dhe ngjarjeve të korrikut 1995.
Në Qendrën Përkujtimore sot, ju mund të shihni ekspozita kushtuar të vrarëve, dëshmitë e të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave të gjenocidit, një dhomë multimediale si dhe një hapësirë të krijuar për t'i njoftuar vizitorët për krimet e kryera në dhe rreth Srebrenicës, si dhe ndjekjen e tyre pasuese në gjykatat ndërkombëtare dhe vendore.