Agim Sulaj
05 Maj 2021•Përditësim: 06 Maj 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.195, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 153 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, numri i tyre ka shkuar në gjithsej 105.864 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.474 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 544.548 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 310 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.