Agim Sulaj
04 Shkurt 2021•Përditësim: 04 Shkurt 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.514 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 318 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 61.404.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.303 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 242.999 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 214 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659.