Agim Sulaj
29 Maj 2022•Përditësim: 30 Maj 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.139, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), gjithashtu vendi nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të infektimit me koronavirus, me çka numri i tyre mbetet 228.348.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 469 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.839.858 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 28 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.134, ndërsa numri i rasteve aktive është 75.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës. Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.