Furkan Abdula
22 Qershor 2019•Përditësim: 23 Qershor 2019
Nxënësit që ndjekin mësimin në shkollat e Fondacionit Maarif (TMV) të Turqisë në Kosovë, për të krijuar ndërgjegjësimin mjedisor u kanë dhënë pllakatë qytetarëve që kanë mledhur mbeturinat e hedhura në rrugë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nxënësit e mbledhur në një qendër tregtare në kryeqytetin e vendit, Prishtinë, kanë zhvilluar një eksperiment social për të krijuar ndërgjegjësim mjedisor, për të parandaluar ndotjen dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen e mbeturinave.
Në kuadër të eksperimentit, nxënësit kanë përgëzuar qytetarët që kanë hedhur në koshin e plehrave mbeturinat e hedhura në rrugë dhe për shkak të veprimeve të vetëdijshme në çështjen e ndërgjegjësimit të mjedisit u kanë dhënë atyre pllakatën "Ambientalisti i Vitit".
Në eksperiment u tërhoq vëmendja se çdo individ duhet të bëjë përpjekje të veçanta për të mbajtur mjedisin të pastër dhe u bë thirrrje që kryesisht mbetjet plastike, shishet dhe qeset të përdoren në nivelin minimal për shkak të dëmit që ato i shkaktojnë natyrës dhe njeriut.
Gjithashtu në lidhje me eksperimentin social u përgatit një video me titra shqip dhe turqisht.