Agim Sulaj
21 Shkurt 2022•Përditësim: 21 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.101, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 101 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 225.249.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.595 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.749.613 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 758 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 218.265, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.883.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës. Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.