Stipe Majic
14 Prill 2020•Përditësim: 15 Prill 2020
Qendra e Mbrojtjes Civile në Kroaci njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 6 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ndërsa 54 janë infektuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh në një konferencë për media tha se në 24 orët e fundit 54 persona janë infektuar me koronavirus, që arrin në 1.704 pacientë deri më tani. Gjithsej janë testuar 18.359 pacientë. Dje janë testuar 569 persona.
"Që nga dita e djeshme kemi 6 pacientë të vdekur, gjë që dëshmon tezën e njohur se kjo është ende një sëmundje vdekjeprurëse dhe se duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e këtij virusi", tha Berosh.
Ai tha se të gjithë pacientët kanë pasur sëmundje kronike dhe gjendje patologjike.