Ekip
17 Qershor 2021•Përditësim: 17 Qershor 2021
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe asnjë viktimë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend është rritur në 155.593 ndërsa numri i viktimave ka mbetur në 5.472.
Gjatë ditës së fundit 18 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 149.708 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 413.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 844.654 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.529 teste të kryera brenda ditës së fundit.