Abdula Berisha
19 Gusht 2021•Përditësim: 20 Gusht 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.158 raste të tjera dhe 19 viktima nga koronavirusit i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 165.684, ndërsa ai i viktimave në 5.608.
Institucionet shëndetësore regjistruan 166 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 151.401 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 8.675.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 1.086.075 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 6.256 teste të kryera brenda ditës së fundit.