Abdula Berisha
06 Korrik 2021•Përditësim: 07 Korrik 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 16 raste të reja të koronavirusit (COVID-19) duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë në vend në 155.732, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në periudhën e njëjtë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 dhe bilanci i vdekjeve nga ky virus në vend mbetet 5.486.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 4 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 150.104.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 142.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.873 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 894.904 teste në vend.