Dzihat Aliju
23 Korrik 2021•Përditësim: 24 Korrik 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 36 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe asnjë viktimë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 156.017, ndërsa numri i viktimave mbetet 5.489.
Të dhënat tregojnë se 6 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga virusi ka shkuar në 150.263.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 265.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 944.747 teste për COVID-19, përfshirë 3.569 teste të kryera gjatë ditës ë fundit.