Abdula Berisha
17 Shtator 2021•Përditësim: 17 Shtator 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 561 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 186.010, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve po ashtu ka shkuar në 6.396, me 29 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Institucionet shëndetësore po ashtu regjistruan 507 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 166.606.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 13.008.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.242.490 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.384 teste të kryera gjatë ditës së fundit.