Abdula Berisha
12 Korrik 2020•Përditësim: 13 Korrik 2020
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) gjashtë persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 136 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 8.111, i të shëruarve në 4.203, ndërsa numri i viktimave në 382. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.526.
Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 123 persona të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 991 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 77.160.