Fatjon Cuka
08 Qershor 2020•Përditësim: 09 Qershor 2020
Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.3, duke shkaktuar edhe panik tek banorët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se epiqendra e tërmetit është regjistruar në Qarkun e Durrësit.
"Sipas informacioneve paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEUM) lëkundjet ishin me magnitudë 4.3 të shkalles rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ndërkohë, institucionet nuk kanë raportuar për dëme në njerëz apo dëme materiale.
Pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar që shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur, Shqipëria në muajt e fundit është goditur nga disa tërmete të magnitudave të ndryshme.k