Adem Şalvarcıoğlu
25 Shtator 2015•Përditësim: 25 Shtator 2015
XHAKARTË (AA) - Një tërmet me magnitudë 6.6 ka rënë në rajonin Papua Perëndimore të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Qendra e Kërkimore Gjeologjike e SHBA-së theksohet se tërmeti ka rënë në orën 01.00 sipas kohës lokale dhe ka qenë 64 kilometra nën nivelin e detit dhe me një afërsi prej 24 kiloemtra nga bregu.
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të reduktimit të dëmeve të fatkeqësive në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho në një deklaratë duke vënë në dukje se tërmeti kishte vazhduar për 2 minuta tha se: "Si pasojë u dëmtuan afërsisht 200 shtëpi, si dhe u plagosën 60 persona, ku 17 prej tyre rëndë".
Autoritetet kanë njoftuar se në rajon nuk ka rrezik për cunami.
Në cunamin e ndodhur si pasojë e tërmetit me magnitudë 9.1 më 26 dhjetor 2004 në Indonezi e cila gjendet në brezin e tërmeteve dhe të vullkaneve në të ashtuquajturin "Rrethi i Zjarrtë i Pacifikut" humbun jetën 230 mijë persona.