Eren Beksaç
10 prill 2019•Përditësim: 11 prill 2019
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka ardhur në Kosovë për të mbështetur një fushatë humanitare të UNICEF-it, ka bërë një vizitë surprizë në aktivitetin "Activate Talks" të organizuar në Prishtinë për të rinjtë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kam kënaqësinë që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim të mrekullueshëm me UNICEF-in. Me të vërtet përpiqem t'i ndihmoj rinisë së Kosovës dhe u emocionova shumë nga ajo që pashë këtu. Jam shumë e lumtur që u njoha me heronj të rinj këtu. Ju falënderoj për mikpritjen", tha Ora.
Rita Ora do të qëndrojë në Kosovë për tri ditë dhe do të marrë pjesë në aktivitete lidhur me viktimat e luftës dhe të varfërit.