Andelija Stojkovic
22 Qershor 2020•Përditësim: 22 Qershor 2020
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit, nga 5.438 testime janë zbuluar edhe 96 raste me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa një person ka humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes zyrtare të internetit covid19.rs, aktualisht janë 731 raste aktive në Serbi, ndërsa 19 persona trajtohen me respiratorë.
Numri i rasteve të vdekjeve të lidhura me koronavirusin që nga fillimi i epidemisë në Serbi ka shkuar në 262.
Gjithsej janë të regjistruar 12.990 të diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë testuar 345.260 persona.