Dzihat Aliju
20 Korrik 2023•Përditësim: 21 Korrik 2023
Instituti "Yunus Emre" në Shkup ka organizuar një panel me temë "15 Korriku - Nata që frymëzoi Botën", raporton Anadolu.
Paneli u organizua nën kujdesin e ambasadës turke në Shkup me mbështetje të Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, Shoqatës 15 Korriku, Agjencisë për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), si dhe Fondacionit Turk Maarif (TMV).
Në aktivitet morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke (TDP), Beycan İlyas, përfaqësues të institucioneve turke në vend, si dhe të ftuar të tjerë.
Paneli filloi me leximin e Kuranit, ndërsa u shfaq edhe një video rreth tentativës për grusht shteti të 15 korrikut të vitit 2016.
Deputetja e AK Partisë për Istanbulin, Ümmügülşen Öztürk, kreu i Shoqatës 15 Korriku, İsmail Hakkı Turunç, si dhe anëtarja e bordit drejtues të Shoqatës 15 Korriku, Ayşe Varank Aslantürk, mbajtën fjalim në panel.
Deputetja Öztürk në deklaratën për mediat para panelit tha se qëndrojnë në vendet e Ballkanit për të theksuar dhe mos harruar 15 korrikun.
Mes tjerash, ajo tha se në vendet e Ballkanit ndodhen për të treguar se organizata terroriste FETO është një pion imperialist.
"Erdhëm këtu për të theksuar se kjo organizatë, e cila është infiltruar deri në detajet më të vogla të shtetit, është një organizatë terroriste që bombardoi edhe Kuvendin e Madh Popullor të Türkiyes (TBMM)m si dhe Kompleksin Presidencial, që janë përfaqësimi i vullnetit kombëtar", tha ajo.
Sipas saj, bombardimi i TBMM-së dhe Kompleksit Presidencial nënkupton "mospërfillje të vullnetit ndërkombëtar, ndërsa atë ditë të dhimbshme e kanë kthyer në një ditë heroizmi me dritën e mëngjesit, falë qëndrueshmërisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe largpamësisë së popullit".
Ajo theksoi se 15 korriku është një burim guximi edhe për vendet tjera, kurse demokracia është një element i domosdoshëm për çdo vend.
Turunç, nga ana tjetër, në fjalën e tij në panel rrëfeu kujtimet e tij rreth natës së 15 korrikut.
Sipas tij, të kishte arritur sukses grusht shteti, vendi do të ndahej në kuadër të planeve të përgatitura më parë nga vendet imperialiste, ndërsa populli ka dal nëpër rrugë me thirrje të presidentit Erdoğan.
"Mes atyre që dolën në rrugë kishte turq, kurdë, lazë, çerkezë, boshnjakë, shqiptarë, kishim shumë vëllezër. Dolën në rrugë, kur ishte e nevojshme, miliona që e njohin mirë konceptin e atdheut dhe kombit dhe e dinë kuptimin e dhënies së jetës për këtë kauzë", tha Turunç.
Arslantürk, nga ana e saj, tregoi se atë natë e humbi një person ndër më të afërmit e saj, por edhe të mos kishte ndodhur kjo, ajo 15 korrikun e cilësoi si nata më e keqe.
Vendet arabe, sipas saj, me 'dredhinë' Pranvera Arabe janë mashtruar dhe janë tërhequr në një kaos, gjë që për ta është shndërruar në shembull dhe ndoshta prandaj populli e ka hedhur veten në rrugë, para tankeve dhe armëve.
Duke folur edhe për kujtimet e vëllait të saj dëshmor, Ilhan Varank, për natën e 15 korrikut, Arslantürk tha: "Elhamdulillah është në një gradë shumë të mirë. A ishte i denjë për atë? Po ishte i denjë. Të kishim thënë kujt do t'i shkojë më së miri, me të vërtetë Ilhanit do t'i shkonte. Ai është atje ku e meriton".
Ajo gjithashtu tregoi se FETO ka një histori 40-vjeçare në Türkiye, kurse pjesëmarrësit e panelit i njoftoi me strukturën e FETO-s.
Paneli përfundoi me lutje për dëshmorët.