Samir Kajoševic
15 Prill 2020•Përditësim: 15 Prill 2020
Në Mal të Zi janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Instituti për shëndet publik theksuan se janë analizuar 158 mostra në mesin e të cilëve janë zbuluar 5 raste të reja të infektimit me koronavirus.
"Këta janë tre pacientë nga Ulqini dhe nga një nga Podgorica dhe Plava. Përveç pacientit nga Plava që është shtruar në spital në Berane, të gjithë pacientët e tjerë janë kontakti i pacientëve të njohur më parë”, tha Instituti.
Në Mal të Zi nga koronavirusi janë prekur gjithsej 288 persona.