Burak Bir
28 Mars 2020•Përditësim: 29 Mars 2020
Turqia ka mirëpritur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO si vend anëtar i 30-të i Aleancës, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në NATO është një hap i rëndësishëm drejt garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm dhe sigurisë në Ballkan. Po ashtu është një hap i rëndësishëm përpara në rritjen e aftësive të NATO-s për të mbrojtur vlerat universale", tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në një deklaratë.
Ministria turke po ashtu shprehu bindje se "lidhjet miqësore me rrënjë të thella dhe bashkëpunuimi midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të forcohen më tej me lidhjet e Aleancës".
Dje, Maqedonia e Veriut u bë vendi anëtar i 30-të i NATO-s, ndërsa ceremonia e ngritjes së flamurit në selinë qendrore në Bruksel është paralajmëruar për ditën e hënë.