Sot në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë vazhduar protestat që filluan ditën e djeshme, ndërsa protestuesit rrëzuan gardhin para parlamentit serb dhe u përpoqën të hynin, por policia i ndaloi duke përdorur gaz lotsjellës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sot në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë vazhduar protestat që filluan ditën e djeshme, ndërsa protestuesit rrëzuan gardhin para parlamentit serb dhe u përpoqën të hynin, por policia i ndaloi duke përdorur gaz lotsjellës. Disa mijëra qytetarë u mblodhën sot para Kuvendit të Serbisë, të udhëhequr nga liderët e opozitës Aleanca për Serbinë (SZS), për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër qeverisë. ( Mustafa Talha Öztürk - Anadolu Agency )
Disa mijëra qytetarë u mblodhën sot para Kuvendit të Serbisë, të udhëhequr nga liderët e opozitës Aleanca për Serbinë (SZS), për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër qeverisë.
Gazetari i AA-së raportoi se protestuesit rrëzuan gardhin përpara parlamentat dhe më pas u përpoqën të hynin, por policia ndërhyri me gaz lotsjellës.
Protestuesit gjithashtu mund të shiheshin duke hedhur shishe, fishekzjarrë dhe objekte të tjera në drejtim të policisë.
Gjatë protestës në Beograd, sot u sulmua aktori serb dhe presidenti i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), Sergej Trifunoviq, i cili pësoi lëndime në kokë.
Kujtojmë se qytetarët, së bashku me liderët e SZS-së, u nisën nga një lokacion pranë Fakultetit Filozofik për të shkuar drejt vendit ku gjendet Kuvendi i Serbisë.
Sikurse dje, ata janë mbledhur para parlamentit, por zona rreth parlamentit është rrethuar dhe ruhet nga forcat e policisë.
Arsyeja e protestës së djeshme ishte njoftimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se një ndalesë e lëvizjes do të rivendoset për shkak të përhapjes së koronavirusit. Gjatë protestave të djeshme, 23 persona u arrestuan dhe 43 policë u lënduan.
Pas protestës së djeshme, Vuçiq sot deklaroi se me shumë mundësi nuk do të ketë ndalesë të lëvizjes, por kjo nuk i ndaloi qytetarët që edhe sot të dalin në protestë.
Trafiku në rrugët pranë vendit të protestës është pezulluar.