Ekip
02 Shkurt 2016•Përditësim: 02 Shkurt 2016
GJENEVË (AA) - Zëdhënësi i Komisionit të Lartë të Negociatave të formuar nga opozitarët sirianë, Munzir Mahus, ka pohuar se premtimet që kanë marrë i presin të vihen në zbatim, raporton Anadolu Agency (AA).
Mahus në deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me bisedimet në Gjenevë u shpreh se: "Në Gjenevë nuk kemi ardhur për tu ulur. Presim që krijuesi ynë ta vendosë në rrugë të drejtë regjimin. Sepse regjimi vetë nuk do të mund të gjejë rrugën e drejtë". Ai ka shtuar më tej se "jemi në ndjenja të përziera, disi pesimist disi optimist. Do të bëjmë durim dhe disa ditë".
Mahus duke tërhequr vëmendjen se mes emrave të cilët kanë ardhur në Gjenevë ndodhen edhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennadiy Gatilov me mdihmës Sekretaren amerikane të Shtetit, Anne Patterson u shpreh se: "Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov mund të vijnë me të njëjtin qëllim për të marrëveshje dhe negociata në Gjenevë. Kemi marrë premtime dhe presim që këto premtime të vihen në zbatim".
Ai ka theksuar se si opozitë kanë disa plane alternative për t’i treguar komunitetit ndërkombëtar jo-seriozitetin e regjimit. “Kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar dhe kryesisht ato që kanë ndërhyrë në çështjen e Sirisë të kuptojnë se provimi i alternativave të tjera është i pashmangshëm".
- "Përveç Komisionit të Lartë të Negociatave nuk pranojmë askënd tjetër"-
Mahus duke vënë nën dukje se nuk është optimist se do të negociojnë me regjimin dhe të arrijnë një zgjidhje u shpreh se “do ta përjetojmë këtë përvojë për tu mos u akuzuar se nuk dëshirohen negociatat dhe procesi i paqes".