Rahmi Gündüz
21 Prill 2016•Përditësim: 21 Prill 2016
PARIS (AA) - Në stadiumin "Stade de France" në Paris, ku të shtunën më 23 prill, do të luhet ndeshja finale e Kupës së Francës, nuk do të lejohet shitja e alkoolit, raporton Anadolu Agency (AA).
Të shtunën në ndeshjen finale të Kupës franceze do të ballafaqohen Paris Saint Germain (PSG) dhe Lille, por për arsye sigurie spektatorët në stadium nuk do të kenë mundësi për të blerë pije alkoolike.
Ky vendim është marrë nga autoritetet lokale të komunës Saint-Denis, ku ndodhet "Stade de France".
Stafi drejtues i Ligës Profesionale të Futbollit të Francës (LFP), ka dërguar ankesë ndaj këtij vendimi, si dhe kërkesë që atë mbrëmje të lejohet shitja e birrës. Megjithatë, këshilli i qytetit mbrëmë vonë refuzoi këtë kërkesë dhe mbështeti vendimin e mëparshëm.