Onur Usta
04 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
PARIS (AA) - Wagner Ribeiro, menaxheri i futbollistit të Barcelonës, Neymar, tha se sulmuesi brazilian mund të transferohet në klubin francez Paris Saint Germain (PSG), raporton Anadolu Agency (AA).
Riebiro në deklaratën e tij për gazetën franceze L'Equipe, rikujtuar se futbollisti 24 vjeçar Neymar ka kontratë deri në fund të sezonës 2017-18 me Barcelonën.
"Ëndrra e çdo futbollisti është të jetojë në një qytet si Parisi dhe të luajë në një ekip si PSG-ja. Në rast se PSG-ja tregon interes për Neymar-in mund të bisedojmë. Nëse PSG-ja pagon 193 milionë euro kontrata mund të përfundojë. Mendoj se nuk është problem që nuk mund të zgjidhet për PSG-në", tha Riebiro.