Ula Ataullah,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
26 Qershor 2016•Përditësim: 27 Qershor 2016
GAZA (AA) - Theksohet se që nga mëngjesi i sotëm qeveria izraelite e ka rrëzuar "kufirin e peshkimit" të peshkatarëve në Rripin e Gazës prej 9 milje në 6 milje, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve Palestinezë në Gazë, Nizar Ayash, në një prononcim për gazetarin e AA-së tha se Izraeli sot nuk i ka lejuar peshkatarët që të dalin jashtë 6 miljeve për peshkim.
Ayash theksoi se edhe Komisioni Palestinez për Komunikim Civil ka njoftuar se kufiri i peshkimit është tërhequr nga 9 në 6 milje.
Sipas Marrëveshjes së Oslo-s të vitit 1993 e nënshkruar mes Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Izraelit, palestinezët pa asnjë intervenim të izraelitëve kanë të drejtë të lëvizin lirshëm 20 milje në det në Rripin e Gazës. Por qeveria izraelite është duke i parandaluar peshkatarët palestinez.
Pas sulmeve të nisura nga Izraelin më 7 korrik, sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe forcave të rezistencës palestineze më 26 gusht 2014, kufiri i peshkimit ishte caktuar të jetë 6 milje.
Qeveria izraelit më 5 qershor kishte njoftuar se vargun e peshkimit do ta tërheqë në 6 milje, por 2 herë e kishte shtyrë zbatimin e një vendimi të tillë.