Selçuk Acar
28 Shtator 2016•Përditësim: 28 Shtator 2016
NEW YORK (AA) – Biznesmeni amerikan Elon Musk ka bërë të ditur se dëshiron që në planetin Mars brenda dhjetë viteve të dërgojë persona në çmim prej 200 mijë dollarësh dhe të krijojë një zonë banimi të vetëmjaftueshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Pronari i prodhuesit të raketave dhe anijeve kozmike SpaceX dhe i kompanisë automobilistike Tesla Motors, Elon Musk, në fjalimin e tij në Konferencën e 67-të Ndërkombëtare të Udhëtimit Kozmik në qytetin Guadalajara të Meksikës, ka folur për “Projektin e Sistemit për Transport Ndërplanetar”.