Ula Ataullah,Safiye Karabacak
22 Nëntor 2015•Përditësim: 23 Nëntor 2015
GAZA (AA) - Në marshin e organizuar në kuadër të Ditës Botërore e të Drejtave të Fëmijëve, fëmijët të Gazës kërkuan një jetesë më të lirë dhe të sigurtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëmarrësit të cilët ishin në festimet të cilat u organizuan nga ana e organizatës ndërkombëtare "Save the Children", mbajtën pankarta me mbishkrimet "Ne duam të drejtën tonë për jetë", "Jo përdorimit të fëmijëve". Fëmijët të Gazës të cilët bërën vizatime nëpër mure për të tërhequr vëmendjen në të drejtat e fëmijëve të Gazës, në fund të marshit lëshuan balona në qiell duke uruar të ardhme më të mirë.