Mustafa Çağlayan
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
NEW JERSEY (AA) - Shoqata e motoçiklistëve Muslimanët e Bashkuar (UMMA) e cila ka mbledhur nën një çati muslimanët e apasionuar të motoçiklistëve në SHBA po përparon drej një zëri të ndryshëm në botën e klubeve të motoçiklistëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubet e motoçiklistëve të cilët arrijnë afërsisht në një mijë të tilla në të gjithë SHBA-të shpeshherë ato në rendin e ditës vijnë me ngjarje të dhunshme dhe aktivitete të bandave. Ndërsa Shoqata e motoçiklistëve Muslimanët e Bashkuar e formuar në Los Anxhelos ka një dallim nga këto duke qëndruar larg ritualeve dhe qajseve të identifikuara me bandat e motoçiklistëve.
Anëtarët e degës së shoaqatës e cila përfshin pjesën lindore në deklaratën për gazetarin e AA-së ka shprehur se ata synojnë që në çdo hap të dalin në ndihmë të personave dhe të kundërpërgjigjen me punë të mira ndaj islamofobisë e cila është në rritje në vend.
Kryetari i UMMA-s El-Hajj Jusuf Muhammed, ka theksuar se muslimanët bukuritë dhe moralin e islamit duhet t'ia tregojnë jomuslimanëve me veprat e tyre në çdo fushë ku ata ndodhen.
Muhammed tha se për këtë arsye anëtarët e shoqatës janë të ndërthurur vazhdimisht me publikun. "Nuk ka dallime racore, fetare, ngjyre dhe besimi. Nëse keni një problem UMMA-n e keni në anën tuaj. Ju ka ndodhur ndonjë fatkeqësi apo keni nevojë për ndihmë për të mbledhur plehra, ne do të jemi aty", deklaroi Muhammed.
Duke shpjeguar se ka disa probleme të cilat identifikohen me klubet e motoçklistëve në vend Muhammed vë në dukje se ndryshimi më i madh i UMMA-s nga klubet e tjera është se "ne nuk bëjmë atë çka bëjnë motoçiklistët e tjerë. Ne nuk përdorim alkool, drogë dhe nuk rendim pas femrave. Ne rendim vetëm pas bashkëshorteve tona".
"Jemi mbrojtës të kësaj bote. Të gjithë fqinjët tanë kanë të drejta mbi ne qofshin ato muslimanë apo jo. Duhet të sillemi me mirësjellje ndaj të gjithëve. Ndaj njerëzve të tjerë duhet të sillemi më mirë se ç'sillemi me veten tonë", tha ai.
- Në logot e tyre kanë figurën e Qabesë
Klubet e motoçklistëve në Amerikë në xhupat e tyre të lëkurës vendosin logo dhe medalje të cilat të kujtojnë medaljet ushtarake. Ndërsa në logon e UMMA-s ashtu si edhe emri në plan të parë ndodhet identiteti islam.
Në logon e shoqatës ndodhet ylli me tetë cepa i cili haset shpesh në artin turko-islame dhe brenda tij ka një figurë të Qabesë. Ndër të tjera në logo mbi shkimin e UMMA-s ndodhet edhe fjala bismilah e shkruar në arabishten e Kur-anit. Muhammed ka theksuar ndër të tjera se edhe ngjyra e logos është ngjyrë e gjelbër e cila ka një vend të rëndësishëm në historinë islame.
- Para se të nisen në rrugë bëjnë lutje të përbashkët
Anëtarët e UMMA-s të cilët çdo fundjavë mblidhen në një vend të ndryshëm para se të nisen për rrugë ata tërheqin vëmendjen se kryejnë një lutje të përbashkët. Gjithashtu anëtarët sa herë që takohen nuk neglizhojnë të thonë shprehjen "Selam‘u Alejkum" dhe kur ndodhen bashkë ata gjithashtu kryejnë edhe faljen e namazit bashkërisht.
Ndër të tjera vërehet se në motoçikletat e tyre ndodhen simbole të islamit dhe pjesë nga Kur‘ani si dhe në shamitë e tyre në kokë që është një domosdoshmëri për klubet e motoçiklistëve ndodhen shkrime islame.
Muhammed shprehet më tej se ata marrin pjesë edhe në organizimet ku marrin pjesë edhe klubet e tjera të motoçiklistëve dhe se në këto mjedise me sjelljet e tyre ato vënë në pah identitetin e tyre musliman.
"Kur vemë në këto aktivitete ato e dinë se po vijnë muslimanët. Hymë brenda, bisedojmë dhe lutemi. Me ato nuk pimë alkool, nuk pimë cigare dhe më pas largohemi që aty. Respektohemi më shumë", shprehet Muhammed duke shtuar se një prej ndryshimeve më të mëdha mes klubeve të tjera dhe UMMA-së është respekti që ata tregojnë për femrat.