Ekip
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
PESHAWAR (AA) - Në përvjetorin e sulmit të talebanëve ndaj një shkolle, ku u vranë 150 persona, duke përfshirë 144 nxënës, sot në Pakistan janë mbyllur të gjitha shkollat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë pakistaneze, Mushtaq Ghani, ka deklaruar se shkollat janë mbyllur me rastin e njëvjetorit të masakrës, si dhe të parandalimit të sulmit të ri eventual të ngjashëm në ditën e shënimit të përvjetorit.
Në qytetin veriperëndimor Peshawar, ku ka ndodhur sulmi një vjet më parë, sot do të mbahet ceremonia përkujtimore për nder të viktimave të sulmit, ku do të ndahen medaljet për familjet e viktimave.