Hakan Ceyhan Aydoğan
03 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
MOSKË (AA) - Kryeministri japonez Shinzo Abe i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t'u japin fund problemeve aktuale në marrëdhëniet midis Japonisë dhe Rusisë dhe të hapin një faqe të re, raporton Anadolu Agency (AA).
Abe foli në forumin ekonomik në qytetin rus Vladivostok. Ai theksoi problemin e ishujve Kurile si dhe mosnënshkrimin e marrëveshjes së paqes pas Luftës së Dytë Botërore.