Mustafa Çağlayan
30 shtator 2015•Përditësim: 30 shtator 2015
NEW YORK (AA) - Japonia do të sigurojë 1,56 miliardë dollarë amerikanë për refugjatët dhe ndërtimin e paqes në Lindjen e Mesme, ka thënë kryeministri i këtij vendi, Shinzo Abe para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas tij, Japonia nga fondi i saj do të ndajë dy milionë për mbështetje ndaj Libanit ku strehim kanë gjetur më shumë se një milionë refugjatë nga Siria.
Përveç kësaj, 2,5 milionë dollarë Japonia do t'i ndajë për Serbinë dhe Hungarinë vendet këto të cilat janë prekur nga kriza e refugjatëve.
Evropa, sipas kryeministrit japonez, po ballafaqohet me krizën më të madhe të refugjatëve në vitet e fundit, ndërkohë që mijëra azilkërkues nga Lindja e Mesme dhe vendet afrikane tentojnë të kalojnë në kontinentin e vjetër.