Murat Keleş
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) - Ka shkuar në 1.700 numri i denoncimeve për abuzime seksuale ndaj futbollisteve të moshave të vogla në futbollin anglez, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoqata për Parandalimin e Dhunës ndaj Fëmijëve (NSPCC), në një deklaratë për mediat thotë se pas ankesave të shumta kjo organizatë ka nisur një hetim dhe si pasojë ka dalë në pah që kohët e fundit në Britaninë e Madhe denoncimet për abuzime seksuale në futbollin britanik kanë shkuar në 1.700 raste.
Krahas hetimeve të NSPCC e cila është themeluar në vitin 1884 më shumë se 20 ekipe policore janë duke zhvilluar hetime në lidhje me këto denoncime.