Nour Gelle Gedi,Safiye Karabacak
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 16 Dhjetor 2016
MOGADISHU (AA) – Të paktën tre persona janë plagosur në një sulm vetëvrasës në afërsi të teatrit kombëtar në kryeqytetin somalez Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thekson agjencia somaleze e lajmeve SONNA, zëdhënësi i Ministrisë së Sigurisë së Brendshme, Abdulkemal Muallim Sukri deklaroi se sulmi në pikën kontrolluese në afërsi të teatrit është kryer me auto-bombë.
Sipas tij, ka humbur jetën sulmuesi me bombë që ka drejtuar automjetin, ndërsa janë plagosur tre civilë.
Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Përgjegjësinë për sulmet e mëhershme në Somali e ka marrë organizata terroriste Al-Shabaab.